Monday, May 9, 2011

Zonat me te rendesishme arkeologjike ne Shqiperi

BUTRINTI
Një rrugë e ngushtë e këndshme me pamje nga deti të çon drejt Butrintit përmes plantacioneve të ullinjve dhe pemëve të portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë i Butrintit, i shpallur nga UNESKO pasuri ndërkombëtare, banohej në kohët e hershme nga ilirët. Qyteti i lashtë i Butrintit preferohet të vizitohet si qendër arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndërthuren me njëra-tjetra. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Butrinti ka qenë një zonë e rëndësishme e kaonëve ilirë, një ndër fiset më të mëdha të Ilirisë. Sipas zbulimeve të bëra në këtë zonë, është vërtetuar se zona ishte populluar që në periudhën paleolitike. Në shekullin e gjashtë para Krishtit grekët e Korfuzit u vendosën në këtë zonë, krahas ilirëve dhe kolonia e re eci përpara si rezultat i tregtisë.
Në shekullin e pestë para Krishtit, Butrinti ishte një qytet i fortifikuar. Në shekullin e katërt ra nën sundimin e Epirit, ndërsa në vitit 167 para Krishtit ra nën regjimin romak. Në shekullin e dhjetë ai ishte selia e një kishe bizantine. Butrinti u mor nga normanët në shekullin e 11-të dhe i kaloi Venedikut nga viti 1690 deri në vitin 1797 kur u mor nga Ali Pashë Tepelena. Me rënien e Pashallëkut të Janinës në vitin 1822, Butrinti i kaloi regjimit osman deri në vitin 1913. Disa gërmime që datojnë në shekullin e parë dhe të katërt pas Krishtit mund të vizitohen tashmë mes të cilëve; amfiteatri i vjetër, tempulli i Asklepios apo Asekulapius, muret e qytetit të vjetër, Baptisteri, Nymfaeumi, etj.


APOLLONIA
Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia u zbulua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Por, gjurmët e para të pranisë së tyre në këtë vend I perkasin vitit 588. Gjatë viteve të para të ekzistencës së saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrën si dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aos (Vjosë). Me interes të madh këtu janë muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku, shtëpia e mozaikëve, muzeu i Apollonisë, Kisha e Shën Mërisë. Fatkeqësisht, disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u përvetësuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato që kanë mbetur janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit 13-të. Në kopshtin e manastirit ndodhet edhe një kishë që I perket shekullit te 14-të. Të huajve që janë të interesuar për kërkime arkeologjike në Shqipëri u duhet shumë më tepër kohë për të eksploruar gjurmët e hershme të popullimit të territoreve shqiptare, që janë zbuluar në Xarë të Sarandës dhe Gajtan të Shkodrës, që I perkasin periudhes se paleolitit, 100 000 vjet më parë, ndërsa në periudhën e Neolitit 7 000-3 000 vjet para Krishtit përfshihen zbulimet në Dunavec dhe Maliq të Korçës.
Zona të tjera arkeologjike që mund të vizitohen në Shqipëri janë: Amantia, Bylisi, Antigonea, Albanopoli, Selca e Poshtme, Lisi.

AMANTIA

 
Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e 3-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

BYLIS

 
Ishte qendra e fisit ilir, Bylis dhe një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire të zhvilluara gjatë shekullit të 4-t para Krishtit. Gjatë shekullit të 3-të para krishtit u ndërtua teatri, stadiumi etj. Në shekullin e parë pas Krishtit u bë koloni romake, ndërsa gjatë shekullit të pestë dhe të gjashtë u bë qendër dioqeze, që u vertetua nga zbulimi i gjashtë bazilikave dyshemetë e të cilave kanë mozaikë me motive romake.

ANTIGONEA
Eshtë një qytet i zbuluar në shekullin e 3-të para Krishtit.

ALBANOPOLI
Ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri.

SELCA E POSHTME
Rrënoja të qyteteve ilire të shekullit të 4-t dhe të 3-të. Në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit, ajo u bë qendra e rajonit të Ilirisë, Dasaretias.

LISI
Një qytet i themeluar në shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatë shekullit të 3-të dhe të 2-të P.K e ndanin atë në tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, të cilat shtriheshin përgjatë lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janë të ruajtura mjaft mirë.

Wednesday, April 13, 2011

RRENJA JONE E VJETER ESHTE PELLAZGE



Çështja shqiptare është një çështje kombëtare. Për ta shikuar në raport me të kaluarën, të tashmen dhe ardhmen duhet të mbledhësh të dhënat aktuale të shtrirjes së tij.
Nuk do mend se populli shqiptar është një nga popujt më të vjetër të botës dhe të ballkanit. Ne e njohim atë si pellazgë, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë). Bartësit e këtij substrati identifikohen shumë herët, me popullsinë parailire, që në burimet historike njihet me popullsinë pellazge. Rrënja e jonë e vjetër është pellazge.
Ne e kemi bërë shprehi ti konsiderojmë pellazgët si pjellë „të mbirë nga dheu, hyjnorë, pjellëbardhë, rrënjës në trevat e Mesdheut dhe më gjërë“. Pellazgët, në periudhat më të vjetra të historisë dhe të parahistorisë, si stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm. Edhe popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Ku sundonte raca e bardhë pellazge, flitej pellazgishtja. „Studius të pellazgëve, mbështetur në shkrimet e autorëve të antikitetit, theksojnë, se emërtimi >pellazg< del nga fjala >pjellarg<, domethënë >pjellë-bardhë<. Shqiptari ka plotësisht të drejtë të ndihet kryelartë që është trashëgimtar i denjë i genit dhe i gjuhës së pellazgëve pjellëbardhë, i stërgjyshërve të tij më të lashtë“[3]). Ata janë stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgët-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme.
Në viset më jugore, në Greqinë e tashme, jetonin fiset moloantintan dhe haon. Gjatë kësaj kohe këto fise janë helenizuar (greqizuar) krejtësisht. Edhe sot procesi i asimilimit të shqiptarëve në Greqi vazhdon sidomos në rrethinat e Athinës, të Peloponezit dhe të Ça-mërisë së sotme. Epirët oseepirotët janë shtrirë në Greqinë e sotme dhe kanë përmbledhur popullatën pellazge (ilire) që është shtrirë deri në Maqedoni (Macedones). EmriMacedones ka rrënjë pellazgo-ilire dhe ruhet në trajtën e vet origjinale. Aty kanë jetuar macedones, fis pellazgo-ilirë, para se të helenizohej (greqizohej) një pjesë e mirë në kohën e mbretit Filipi II. Maqedonët shtriheshin në një pjesë të Maqedonisë së sotme, kurse në jug deri në Detin Egje. Me maqedonët antikë, që nuk kanë kurrfarë lidhje me maqedonët e sotëm sllavë, kufizohej fisi peon në veri, në rajonin e mesme të rrjedhës së lumit Astribo(sot Vardar, nga fjala shqipe Bardhar, ku ka humbur „h“ shqipe që nuk shqiptohet nga sllavët, ndërsa „B“ shqipe e shqiptojnë „V“, duke e përdorur në origjinal) dhe deri te lumi i Strumës Erigon (tani, Cërna-Reka). Në rethinat e Liqenit të Ohrit kanë jetuar dasaret, kurse në luginën e Drinit të Zi shtriheshin fiset penestët dhe pirustët. Në Shqipërinë e sotme shtrihej fisi i fortë i Taulantëve, që përbëhej nga disa fise të vogla, si psh. helidonëtsesaretët,partinëtabrët, që mund të jetë edhe bazë e emrit të mëvonshëm etnik të shqiptarëve- arbër. Ndër fiset më të mëdha ishin dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri dhe përëndim, dhe quhej Dardania[4]).
Dijetari francez, Robert d’Angely, në veprën e tij „Enigma“ (Toena, Tiranë 1998) shpje-gon:„Territoret që përbëjnë Jugosllavinë e sotme… banoheshin qysh prej prej kohëve që nuk mba-hen në mend nga pellazgët, me të cilët u bashkuan më pas-në fillim të mijëvjeçarit III para K.,- popullsia po ashtu pellazge të cilët vinin nga territoret e Polonisë e Gjermanisë së sotme dhe të cilëve autoktonët u dhanë emrin ilirë, domethënë, sipas shqipes së sotme: të lyrëtë= ata të lyer,ose të lerosur… Me këtë emër ata zinin gjysmën përëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga bregu i djathtë i Danubit në veri, derin në Epir në jug… Ishin breukët… që zinin brigjet jugore të Savës; në verilindje të Bosnjës ishin japodëtliburnët banonin në brigjet e Dalmacisë dhe ishujt;ardienjtë ose vardenjtë, piratë të famshëm të Adriatikut, jetonin në të dy anët e malit Makarsa;daversët afër Nerentës (Neretvës) përdornin monedha bakri, që kishin si emblemë një anije; në trevat e Malit të Zi banonin diokletiatët; fqinjët e tyre, labeatët, jetonin afër brigjeve të liqenit të Shkodrës dhe nga ana e vet kishin si fqinjë pirustët, të cilët ushtronin mjeshtrinë e metalurgëve. Më në brendësi ishin vendosur aktariatët, armiq të ardiejve, dhe parthinët, që grupoheshin rreth Uzhicës dhe adhuronin Zeusin Parthen si mbrojtës të tyre. Në luginën e epërme të Vardarit dhe Drinit të Bardhë, në fushën e Kosifopejdonit ose të Shkupit dhe në rajonin e Nishit shtriheshin të famshmit dardanë, që më 284 para K. ishin kundërshtarë të maqedonasve e më vonë të romakëve. Që nga pushtimi romak si popullsi kryesore delmetët ose dalmatët, të cilët kishin kryeqytet Delmeniumin (sot Zhupaniae) dhe si port qytetin Salon (Spliti i sotëm). Po në atë epokë romake kishte gjithashtu popujt e tjerë të fortë: dasaretët, ditionët, taulantët, sardeatët, e të tjerë…“[5])
Por, popullsia ilire që shtrihej në trevat e veta jetonte nëpër fise. Ato vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën për shkak të tokave pjellore, kullosave, ujit apo pyjeve. Në rast se rreziku u kërcënohej nga popujt e tjerë, ata bashkoheshin dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht kështu u formuan me kohë lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve ishin të përkohshme. Më vonë u lidhjet e fiseve u forcuan dhe prej tyre u krijuan shtetet e para ilire. Banorët e Ilirisë ishin të barabartë[6]).
Sot, çështja shqiptare është çështje e madhe kombëtare ballkanike. Ai është njëri prej popujve më të lashtë evropianë, që Evropës kurrë nuk i ka sjellë shembuj pushtimesh, dhunash, mosdurimesh, urrejtjesh etnike, fetare a ideore, por gjithmonë është liridashës, me ndenja të kulluara të Atdheut e të Kombit, të luftës së pashkëputur të mbijetesës, por duke ikur nga lufta deri në momentet e fundit që të mos e rrezikojë askend. Ai ka ikur në pjesën e epërme nëpër territoret malësore të Alpeve shqiptare, ku jetonin nga gjeneza e lashtë e njerëzimit, sipas mitologjisë gegët, gigantët, gjigantët e mëdhenj të malësorëve të sotëm shqiptarë, ndërsa në jug dhe nëpër bregdetin shqiptar jetonin toskëttoskanët, vëllezërit e gegëve, që sot janë zgjeruar bashkë me gegët nëpër botë.
Sot janë rreth 16 milion shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Greqi, Turqi, faktor ky që duhet të merret parasysh. Në Turqi ka 6 milion shqiptarë, të pranuar nga pushtetarët e Turqisë. Në trojet etnike te shqiptarëve janë krijuar shtete ko-mbëtare të kombeve reja, si Serbia, Bullgaria, Greqia, Turqia, Mali i Zi, Bosnja e Herce-govina, Kroacia, Maqedonia, etj. dhe ka mbetur një bërthamë e shqiptarëve (Shqipëria) dhe djepi i shqiptarizmit (Kosova), të cilat duhet të merren parasysh[7])
Është tepër e vështirë te mendohet sa kanë ndryshuar kohët prej njëra tjetrës. Pellazkët shtriheshin në të gjitha kontinentet që sot ekzistojnë (në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë, Australi) dhe në ato që nuk ekzistojnë (në Atlantida, Mu, Lëmurë). Troja ka etimologji shqiptare (tuall-i, troje, trojet) dhe ishte ndërtuar nga Dardanët, ndërsa ngushtica detare që e lidhë Trojen, edhe sot e kësaj dite quhet Dardanele. Toponimi Bizantin ka etimologji pellazgjike-ilire-shqipe (biz-i/bëz-i; an-ë/an-a=kodra buzë detit Bosfor). Anadolli ka shpjegim nga pellazgishtja-shqipja (Ana-dol/Doli-Lindi Dielli, Lindja) dhe ishte i banuar nga pella-zgët, që kanë krijuar shtete dhe qytetrime, duke i ruajtur disa veti të vjetra. Mesopotamia është terrotori ku kanë jetuar dhe vepruar hititët, është toponim me domethënie shqipe (Mes-o-pot-am-ia/vendi i brezit tokësor që ndodhet në mes të lumejve Tigër dhe Eufrat; mes-i=mesi i fushës, i vendit/o, ô=ôshtë, është/pot-i=brez, brez toke/am-ë=Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim, shtrat, ama e lumit). Disa nga fiset pellazge shtriheshin nga Kaukazia deri në Siri dhe Egjipt. Frigasit, të shpërngulur nga Dardania (Kosova) kanë shkuar 1200 vjet para e.s. dhe kanë krijuar mbretërinë e tyre-Frigia, e cila shtrihej nga Deti i Zi deri në Dardanele. Pasardhësit e hititëve të dikurshëm janë kurdët e sotëm, kurse pasardhësit e frigasve të dikurshëm janë llazët e sotëm.
Emri i tyre llaz rrjedh nga emri pellazg. Prania e shqiptarëve në Anadoll daton nga koha antike dhe mesjetare. Të gjithë popujt e Perandorisë Bizantine nënkuptojnë popullsinë pellazge: kurdët, arabët, persianët, turqit, llazët dhe shqiptarët[8]).
Nga trojet etnike shqiptare, kanë shkuar vazhdimisht shqiptarë, sa nuk kemi mundësi të logarisim munrin e saktë të qenies së tyre, por as të larguarit përgjithmonë ilirë, pe-llazgë dhe etruskë. Nuk mund ta zëmë me gojë Atlantën[9]), e cila është përmbytur thellë në det (oqean), duke lënë pellazgët e humbur nëpër botë, nga ngushtica e Gibraltarit, në gadishullin Iberik, në Spanjë. Aty ku sundonte raca e bardhë pellazge, flitej pellazgishtja. Pellazgët kanë jetuar në të dy anët e oqeanit Atlantik, në Afrikë, Evropë, Amerikë. Eni-gma e saj është enigmë për tërë njerëzimin dhe çelës i ripërtirë i kësaj bote. Skotlanda, Norvegjia, Amerika japin mjaft shembuj të jetesës së shqiptarëve.Vllehtë janë një konglomeratë i dardanëve-ilirëve-shqiptarëve dhe të turqëve të 
roma-nizuar në pikëpamje gjuhësore[10]). Serbët avatarë e jo sllavë në shekullin e VI u vendosen në jug Danubit në rrethinën e Smederevës së sotme, ku si kalorës mercenarë i shërbenin administratës bizantine, duke penguar dyndjen e barbarëve të tjerë në brendësi të Ga-dishullit Ballkanik. Numri i tyre i vogël u shkri me popullatën autoktone, me fiset pella-zge: memezëttribalëtdardanët, etj. Serbët avarë e kanë prejardhjen nga Himalajët dhe i përkisnin fisit turk –avar. Fiset barbare të dyndura nga Azia Qendrore në Gadishullin Ballkanik nga shekulli VI e deri në shekullin e XIII u takonin fiseve turke, si psh. avarët,peçenekëtoguzëtmagjarëtgaguzët, etj. Nga oguzët i kemi sot turqit gaguzë të Rumanisë dhe Bullgarisë, që janë ortodoks dhe flasin turqisht; nga magjarët i kemi hungarezët e sotëm dhe shtetin e tyre Magjaria (Hungaria); emri „bullgar“ ka dalur nga fjala turke: të përzier, ndërsa emri vllah ka dalë nga fjala turke: kalorës nomad[11]). Për këtë arësye serbët kanë qenë kalorës mercenarë turk të avarit që Perandoria Bizantine i ka pranuar si nomadë për të mbrojtur kufirin e epërm nga dyndjet e mëvonshme, që rrjedhë nga fjala „skllevërit“, si kategori sociale e popullsisë dhe quheshin atëherë sllavë, e jo një popull i ardhur nga Rusia. Edhe kroatët e shekullit të VI-VIIishin avarë (turq) e jo sllavë, të vendosur aty si kalorës mercenarë të Perandorisë Bizantine në kohën e Jusinianit I, me qëllim që të mbronin kufirin nga dyndjet barbare nga Gadishulli Apenin. Kroatët u shkrinë shpejtë me pellazgët, dalmatët, istrianët, etj. Emri herv-ati=kalorës nga Hervi, qytet në Afganistan, ka ardhur me hervatët avarë dhe në bazë të tyre kemi sot kombin hervat dhe shtetin hervat-kroat (Hervatska)- Kroacia]). Ndërsa Makedonia ka prejardhje ilire, shqipe dhe është përplot me liqenj, të Prespës, Ohrit dhe Dorianit. Emri make-d-oni-a shpjegohet me shqipen e sotme (Onë, anë=dheu, territori me makëra; mak-ë, ra= bimë uji që rritet pranë bregut të liqenit mbi gurë si fije mëndafshi me ngjyrë të gjelbërt, alge). Kombi maqe-don është krijuar mbas Luftës së Dytë Botërore nga shqiptarët, vllehtë dhe fiset turke (komanët, peçenekët, etj.) të ortodoksuar, kurse maqedonishtja është formuar nga eleme-ntet e shqipes, vllahishtes dhe turqistes
Antroponimet, toponimet dhe mikrotopnimet „sllave“ nuk janë sllave, por janë orto-dokse dhe bogumile (patarene) në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e formuar nga Qirili dhe Metodi. Në Ballkan nuk ka fare sllavë, por kanë ardhur fise turke në mes të shekujve VI e XIII, si pakica tejet të vogla dhe janë shkrirë me popullsinë vendase, duke kryer simbiozën etnike, me ç’rast mbizotërojnë veçoritë antropologjike të pellazgo- iliro-shqiptare, të cilët kanë qenë mbizotërues dhe janë të tilla edhe sot.
Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe letrare është krijuar nga Vuk Karagjiq, në shekullin XIX, ndërkaq serbishtja përmendet nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe deri në ditët tona. Gjuha kishtare që u formua nga Qirili dhe Metodi në shekullin e IX quhej „Gjuhë ilire“ (Illyrika Lingua), kurse më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizjë gjithësllave“, në të cilën u kuqën ata popuj të ballkanit që mbanin veten të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Serbët, ngaqë kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën e quante papati „skizmë“, atëherë edhe ithtarët e kishës ortodokse ku përdorej „gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin dhe
vepronin dhe pa marrë parasysh etnikisht a ishin shqiptarë, turq apo vlleh.
Kombin Serb dhe shtetin e tyre- Serbia e ka krijuar pasllavizmi dhe kisha otodokse, nga gjysma e dytë e shekullit XIX. Ky komb u krijua nga asimilimi i vllehëve, i turqëve, i shqiptarëve, i boshnjakëve, kurse shteti i tyre kombëtar- Serbia është krijuar në trevat etnike të shqiptarëve. Emri serbë ka shpjegim nga etimologjia turke (serbez=i lirë), ose latine (serpente=gjarpër), që do me thënë se përshkruan veti të natyrës dhe të sjelljes së atij populli, që godet papriturazi (nën dushk, kur nuk e pret), si gjarpër.
Afër 18 milionë shqiptare janë në tërë botën, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Kosova Lindore, nga Maqedonia, nga Mali i Zi dhe nga Greqia
Përgjithësisht, në trojet etnike shqiptare konsiderohet se jetojnë 7 milion shqiptarë, ndërsa rreth 5/6 milion jetojnë në Turqi, të tjerët në Bullgari, Rumani, Moldavi, Ukrainë,Çeçeni, Egjiptë, Australi, Amerikë, etj. Në bazë të njohurisë sonë, një pjesë jo e vogël e tyre nuk e flasin shqipen, ndonëse një pjesë ndihen thellësisht shqiptarë. Shumica prej tyre nuk kthehet më në tokat shqiptare dhe nuk peokupohet për çështjen kombëtare.
Gjysma e tyre jetojnë në Republikën e Shqipërsisë (rreth 3 milion e 200 mijë) dhe rreth 3 milionë e 500 mijë jetojnë në trojet e tyre në ish-Jugosllavi (Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi). Prej tyre, rreth 2 milion jetojnë në Kosovë, ndërsa në pjesën jugore të Serbisë, që ne e konsiderojmë si Kosova lindore, në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegje, rreth 100 mijë shqiptarë. Rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në Maqedoni, rreth 70 mijë jetojnë në Mal të Zi, rreth 400 mijë jetojnë në Çamëri (Greqi), në Epirin Jugor[16]). Pra, më shumë shqiptarë ka jashtë vijës kufitare të Shqipërisë, si shtet. Afër 1‘800.000 banorë i ka Kosova shqiptarë, sipas statistikës së viteve 2001-2003[17]). Sipas Entit Statistik të Jugosllavisë, të botuar në vitin 1995, më 1991, në Kosovë jetonin 1 milion e 900 mijë shqiptarë.
Kosova sot ka një territor gjeopolitik me 10.887 km2, me kufinj të njohur ndërkombë-tarisht nga vetë ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, ku ka qenë si e tillë por e përulur nga politika anishqiptare e Serbisë, e njohur nga Komiteti Ndërkombëtar, si OKB (me rezolutën 1244), BE, NATO, OSBE, etj. Ajo ka sot 2.2 milion banorë (sipas regjistrimit të fundit të vitit 2005) nga të cilët, mbi 88.94 janë shqiptarë etnikë, ka gjuhën e vet kombëtare, Shqipen, një degë të veçantë të trungut Indo-Evropianë, ka identitetin e veçantë kombëtar historik e kulturor, të trashëguar nga prejardhja e tij autoktone që nga
periudha e Mbretërisë Dardane, mbi 2500 vjet më parë deri më sot, në shekullin XXI [18]).
Por, çështja shqiptare është çështje kombëtare e popullit shqiptar, që jeton në trojet e përmbledhura ngushtë prej dhunës së fqinjëve pushtues në të gjitha anët, kur ripërtërihet kjo ndjenjë e lashtë, sikur në periudha mjaft të hershme. Gjurmët e zhvillimit të tij na dërgojnë deri te koha e gurit. Mungesa e dokumenteve të hershme shqipe (ilire, pellazge) na krijon një hapësirë të panjohur qindra vite, që kanë vazhduar luftën e tyre dramatike
 për 70 shekuj, të cilën, ne, nuk kemi për qëllim ta përmbledhim në një vështrim.
Dimë se prejardhja shqiptare është nga pellazgët e parë; nga luftëtari i madh Akili dhe Agamemnon (Achiles= I-qiellit, qiellas, diellor; A-ga-mendon) dhe heronjtë e shumtë të luftës së Trojes së lashtë, deri te Roma e Remulit dhe Remit (që kishte ushqyer Ulkonja, sipas Virgjilit, në „Eneida“) dhe Laciumin, që ndjeheshin pellazgë (te e njëjta vepër e Virgjilit apo vepra të sotme) apo etruskë (sot, p.sh. Toscana, në Itali, është krijuar nga toskët, që ishin pellazgë, illirë, shqiptarë; nga fjalët toskë/tuskë kanë rrjedhur fjalët: toscs, tuscans, etru-scans/etruskët). Jul Cesari, me origjinë pellazge të prejardhur nga Troja, që ishte më i su-ksesshmi ndër prijësit e Romës, dhe të gjitha viset pellazge (etruske) të Italisë, Aleksandri i Madh, biri i shqiptares Olimpia, i mesuar greqisht nga një mësues shqiptar prej Stragjire, Aristoteli; Pirro; Agroni; Teuta; Bardhyli; Garda Pretoriane, që shpesh u kthyen në perandorë ose thyen perandorë; Diokleciani; Konstantini i Madh, që nënkuptonte Romën e Re, të ndërtuar pranë „shtatë kodrave“ në Stamboll; Justini, që luftoi rrebtë me serbët e ardhur prej Karpateve; pas tij, Justiniani i Madh, nipi i tij, që e mbante Kanstantinopojën si kryeqytet për Bizantin dhe Perandorinë Romake me Ilirinë, deri në Istrën e hershme ilire. Mbreti Progoni dhe biri i tij, Gjini, udhëheqin Arbërinë duke luftuar sukseshëm serbët; shqiptarët që udhëhoqën luftën për çlirimin e Greçisë nga Turqia, që mbanin kostumin „fustanella“, e cila edhe sot mbahet si uniformë nga kufitarët apo rojet mbre-tërore greke; Gjergj Kastriotin, të madhin Skenderbe, që bë udhëheqës kryesor i luftërave të mbrojtjes së shqiptarëve dhe të Evropës nga dyndjet turke; jeniçerët, në truprojën mbretërore turke; Mustafa Qemali, „Ata-turk“-u, themelues i Turqisë moderne; pasardhë-sit e refugjatëve shqiptarë që luajtën rol në luftërat e Garibaldit për unifikimin e Italisë; Ali Pashë Tepelenën, Mahmut Pashë Bushatliun, Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, themelues i Egjiptit Modern; deri te shumë shembujt e 200 vjetëve të fundit.
Nuk ka të dhëna të mjaftueshme shkencore të cilat do të mund të dokumentonin se shqiptarët, bijtë e ilirëve, nipërit e pellazgëve kanë ardhur nga ana tjetër e botës. Ata janë këtu para se të fillonte historia e shkruar.  
PUNOI : MIRJAN JASHARLLARI  http://www.facebook.com/mirjan.jasharllari

Monday, April 11, 2011


Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar. Disa historianë besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve, banorët më të lashtë të siujdhesës.
Në lashtësi u krijuan marrdhënie mes fiseve ilire dhe grekëve. Në vitin 342 p.e.r. Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër Maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.r. fisi ilir i ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën. Pas pushtimeve romake në fillim të qv.III mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore.

Vendndodhja

Sipas Herodotit trojet e ilirëve shtriheshin në shek e 5 p.e.r nga Adriatiku në Morava në lindje dhe përkatësisht deri Etsch në perëndim.