Tuesday, February 11, 2014

VESHJET POPULLORE TRADICIONALE ."DINASTIA MARUBI"


Një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës janë veshjet popullore të cilat me larminë dhë variantet e tyre pasurojnë trashëgimine kulturore shqiptare.
Ashtu si veglat e punës, banesa dhe ushqimi edhe veshjet konsiderohen ndër mjetet kryesore të jetës së njeriut. Gjurmët e para të përpjekjeve të njeriut për të veshur trupin e tij, vërehen në paleolitin e vonë (në fillim të rendit gjinor). Ndonse kategori të ndryshme e shpjegojnw origjinën e veshjeve me arsye estetike, magjike, etj, mendojmë se arsyeja më bindëse ishte nevoja, për të mbrojtur trupin nga faktorët klimatikë, për t'u ndjerë më ngrohtë e më i mbrojtur edhe nga faktorë të tjerë. Gjithmonë duhet ditur se zhvillimi i saj ka ecur paralelisht me zhvillimin shoqëror, historik e kulturor të njeriut, duke patur si qëllim kryesor mbrojtjen e komoditetin e trupit dhe pastaj zbukurimin e pjesëve të veçanta.
Gradualisht në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerzore u krijuan veshje në përshtatje me stinën, me seksin, me rastin kur përdorej, me moshën, profesionin si dhe shtresën shoqërore. Të gjitha këto kanë krijuar atë pasuri e larmi të madhe veshjesh. Ashtu si të gjithë popujt e botës edhe shqiptarët, ndonwse tw vogwl nw numwr, e kanë këtë begati kulturore. Me kohë u krijuan edhe tipet etnike të veshjeve popullore shqiptare. Shijet estetike të përdorura për zbukurim, por edhe mënyra e stilimit janë ato që pasqyrojnë veçanti etnike. I gjithë zhvillimi i veshjeve, është i lidhur ngusht me historinë e zhvillimit te kjo popullsi, për pasojë edhe me historinë  e popullit shqiptar.
Elemente më të hershëm të veshjeve konsiderohen llojet e shalleve që hidheshin krahëve, brezat, përparjet, strukat (si kapuçonë), lëkurët e kafshëve të egra etj. Si dëshmi për mënyrën ë përgaditjes së tyre janë llojet e fibulave, boshtet e përdorura për tjerrje, peshat e avlëmendeve etj. Me kalimin e kohës pjesët e veshjeve dhe materialet e përdorura për përgaditjen e tyre u shtuan dhe u pasuruan më tej.
Për veshjet popullore shqiptare mund të flitet pas formimit të kombësisë shqiptare. Siç dihet formimi i bashkësive ekonomike e kulturore tek shqiptarët filloi në shek. XII me Principatën e Arbërit. Më pas pasuan të tjera, e kështu gradualisht muarën zhvillim të fuqishëm qendra ekonomiko-tregtare, të cilat prodhonin mallra jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksport. Në kohën e formimit të principatave feudale, filluan të marrin pamjen e tyre edhe veshjet popullore. Siç dihet këto principata ishin të ndara e të mbyllura në vetvehte, çka bëri të krijohen dallime të ndjeshme edhe në kulturën materiale e shpirtërore. Në këtë kontekst u krijua edhe ajo larmi e pasurisë së  kostumeve popullore, gjurmët e të cilave u ruajtën deri në shek. XX. Por dallimet janë edhe rezultat i proçeseve kulturore, që ndodhën pas pushtimit turk. Një kategori popullsie e cila përqafoj fenë muslimane ra më shumë nën ndikimin e kësaj kulture. Nderkohë dallimet u krijuan edhe nga krijimi i shtresave të ndryshme shoqërore si dhe nga krijimi i profesioneve të ndryshme. Megjithatë duhet theksuar se pavarsisht nga ndikimet e kulturave përendimore e lindore (për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë dhe kushteve të zhvillimit historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve popullore shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me ato të huajat.
Pjesën më të madhë të veshjeve masat e gjera fshatare i përgatisnin brenda ekonomisë familjare, pra të endura e të qepura me pëlhura liri, leshi, pambuku e më pak prej mëndafshi. Ndersa në qytet, krahas pjesëve të endura në avlëmend, shpesh një pjesë e mirë e veshjeve qepeshin e qëndiseshin nga mjeshtrit rrobaqepës e qëndistare të specializuar sipas shijeve e kerkesave të ndryshme të popullsisë.
Koleksionet muzeale për veshjet popullore shqiptare kanë filluar të krijohen mbas  Luftës së Dytë Botërore. Para kësaj përiudhe kanë ekzistuar koleksione të vogla private, të grumbulluara nga priftërinjtë françeskanë (rreth 300 objekte), Aktualisht në fondet muzeale të Insitutit të Kulturës Popullore ruhen mbi 18 mijë pjesë veshjesh të marra nga krahina të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtw Shqipërisë.
Krahas grumbullimit të tyre në fondet e IKP ekzistojnë edhe mjaft veshje të ruajtura dhe ekspozuara në disa muze të tjerë në Shqipëri.
Mbas grumbullimit të pjesës më të madhe të veshjeve të krahinave të ndryshme, është bërë dokumentimi i tyre në regjistra dhe kartela të ndryshme, të cilat pasqyrojnë në mënyrë shkencore të dhënat e nevojshme për emërtimin e tyre, materialin e përdorur, mënyrën e zbukurimit e të përpunimit, vendin e prejardhjes, etj, etj. Të gjitha këto të dhëna kanë bërë të mundur, që ato të përdoren për studimin e botime të ndryshme studimore dhe ilustrative. Veçanërisht me shumë vlerë janë vëllimet e albumeve që përmbajnë veshjet popullore të krahinave të ndryshme shqiptare, si dhe ato të minoriteteve. Me shumë vlerë konsiderohen studimet e bëra për klasifikimin e veshjeve shqiptare, veçanërisht për klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare e hartuar nga Prof. Rrok Zojsi, i cili ka edhe meritën më të madhe për grumbullimin e tyre në fondet muzeale, studimi madhor i Prof, Andromaqi Gjergji i titulluar Veshjet Shqiptare në Shekuj, si dhe një varg studimesh e botimesh të tjerë të kryera nga A. Dojaka, S. Shkurti, M. Tirta, Ll. Mitrushi, A. Onuzi, Y. Selimi etj.
Klasifikimi i bërë është bazuar në fazën e zhvillimit të kostumeve popullore në fillim të shek. XX.
Për të dy gjinitë klasifikohet 10 tipe veshjesh: pesë për gra dhe pesë për burra.
Në kostumet e grave dallohen këto tipa, të emërtuar nga pjesë më dalluese të tyre.
 1 - Veshja me Xhubletë. E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi.
Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllçi shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lëkure.
Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjetër, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saja me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të zgjedhura; si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë  e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi. Xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.
Veshje Popullore - Foto Marubi
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore2.jpg

2- Veshja më këmishë të gjatë dhe përparje. Pjesë kryesore e kësaj veshje është këmisha e gjatë, me mëngë të gjata, të gjëra ose të ngushta. Në mes ajo shtërngohej nga një brez leshi me ngjyra të ndryshmë dhe shoqërohej në pjesën e përparme nga një përparse e leshtë ose e pambuktë me madhësi e zbukurime që ndryshonin nga njëra krahinë në tjetrën.
 Në stinën e verës, në pjesën e sipë rme gruaja e veshur me këtë këmishë mbante një jelek, kurse në dimër sipër tij shtohej edhe një mintan me mëngë të gjata si dhe një xhoke prej shajaku. Gjatësia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veçanërisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar kështu veçori të shumta lokale. Kjo veshje qe e përhapur në Mirditë, Dibër, Mat, Shpat, çermenikë, Dumre, Myzeqe, Berat, Korçë, Kolonjë, Gjirokastër, Sarandë. etj.
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/veshjePopullore3.jpg
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore4.jpg

 3- Veshja me dy futa.  Edhe kjo veshje përbëhej nga një këmishë  e gjatë, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyrësh, porse shoqërohej edhe me dy futa të gjata (përparje), njëra e ngjeshur në pjesën e përparme dhe tjetra pak më e vogël vendosej prapa. Në këtë variant (të gjata) ishin përparjet (futat) që mbanin gratë e Postrripës (Shkodër) ato të fshatrave Baz, Vinjoll, Karricë etj, të rretjhit të Matit. Në një variant tjetër futat kishin formë trapezi dhe ajo që vihej përpara ishte më e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja kishte përmasa më të vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i përhapur në disa fshatra të rrethit të Pukës, në Malësinë  e Gjakovës (rrethi Tropojë), në disa fshatra të rrethit të Hasit, si dhe në disa fshatra të Rrafshit të Dukagjinit (Kosovë). Futat kishin formë katërkëndëshi, gjithashtu edhe në këto krahina ajo që vihej përpara ishte më e madhe se e pasmja. Si në variantin e dytë edhe në të tretin, ato prej leshi pelqeheshin në ngjyra të errëta (të zezë, kafe ose vishnjë).
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore5.jpg
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore5B.jpg
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore6.jpg
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore7.jpg
4- Veshje me mbështjellëse. Pjesë kryesore në këtë tip vëshje është një lloj fundi i gjërë, me pala të vogla. Nën të vishej një këmishë e ngushtë, kurse në pjesën e siperme vishej jeleku dhe një si fanellë me mëngë të ngushta. Në fshatrat e krahinës së Zadrimës mbahej një variant mbështjellsje palat e së cilës vendoseshin vëtëm në pjesën e pasme të trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyrë të zezë. Në disa fshatra të Pukës dhe të Malësisë së Gjakovës, mbëshjellsa, e cila zakonisht kishte ngjyrë vishnje ose të gjelbër dhe më rrallë ngjyrë vjollce, kishte një pamje mjaft elegante dhe shoqërohej me çorape të leshta të zbukuruar me disa motive disa ngjyrëshe.
Ndersa varianti i mbajtur në disa fshatra të krahinës së Lumës (Kukës) dhe ai i mbajtur në Shishtavec (Kukës) shoqërohej me mbathje të gjata, këmbëzat e të cilave bëheshin të gjëra dhe prej leshi me ngjyra të ndryshme.
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore8.jpg
Aranita Brahaj dhe Antonio Gentile - Veshje Popullore - Puke 1990

5- Veshja me brekesha. Emërtimi i këtij tipi përcaktohet nga një lloj pantallonash shumë të gjëra dhe më ngjyrë të zezë. Në pjesën e sipërme të trupit gratë e veshura me brekesha vishnin këmishë të shkurtër, jelek ose mitan. Në këmbë mbathnin çorape leshi me shumë ngjyra. Gjithnjë mbi brekesha në pjesën e përparme vishej edhe një përparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyrëshe. Ndersa në kokë mbanin shamia shumë ngjyrëshe të lidhura nën gushë, pa i palosur në formë trëkëndëshi. Në fakt kjo veshje është futur në përdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati përdorim të kufizuar, kryesisht në disa fshatra të Malësisë  së Tiranës, në Martanesh, në Polis, Berzeshtë, Gur i Bardhë etj.
Pavarsisht nga përcaktimi i zonave ku janë mbajtur këto tipe veshjesh, ka raste ku në të njëjtën krahinë apo zonë janë mbajtur disa tipe, gjë që lidhet me lëvizjet e popullsisë, marrdhwniet e krushqive etj, etj.
Siç përmendëm më lart edhe veshjet e burrave klasifikohen në pesë tipa kryesore.
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore9.jpg
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore10.jpg

1- Veshja me fustanellë.  Edhe kjo veshje burrash këtë emërtim e merr  nga një lloj fundi i bardhë, i bërë me pëlhurë pambuku dhe me shumë rrudha. Nën këtë fund mbatheshin të mbathura të gjata, mbi të cilat nga nyjë e këmbës e deri tek gjuri visheshin kallçi prej shajaku. Në disa raste këto zgjateshin deri në rrëzë të kofshëve, prandaj dhe quhen kofshare. Në pjesën e sipërme vishej një këmishë e shkurtw me mëngë të gjëra, jeleku dhe mëngorja (në mënyrë  të varura pas). Në bel vinin një brez të gjërë leshi, mbi të dhe një tjetër prej lëkure të zbukuruar mbi të cilin futeshin e vareshin armët e brezit. Në stinën e ftohtë pjesë e kësaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse në kokë vihej një festë e bardhë me një thumb në mes. Deri në fillim të shek. XX kjo veshje është mbajtur në të gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri në çamëri. Më pas ajo u kufizua vetëm në fshatrat e Shqipërisë së Jugut.
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore11.jpg
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore12.jpg
2- Veshja me këmishë të gjatë e dollamë (ose cibun). Pjesët më të rëndësishme të kësaj veshje për burra janë; këmisha e me ngjyrë të bardhë si dhe dollama ose cibuni i gjatë prej shajaku. Në stinën e verës në vend të dollamës vishej një lloj xhamadani prej shajaku. Nën këmishë visheshin mbathje të gjata të shoqëruara me këllçinjë. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime në zona të ndryshme. Diku ishte e gjatë deri mbi gju, diku tjetër deri në pulpët e këmbës. Diku me ngjyrë të bardhë dhe e zbukuruar me gajtana të zi, e diku me ngjyrë të zezë. Kjo  veshje është përdorur në Mirditë, Mat, në Dibër, në Malësi të Madhe, në Korçë, Kolonjë,Gjirokastër etj. Mbas Luftës II Botërore ky tip veshje u zëvendësua me veshjen me tirç. Dollama vazhdoi të mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tirç ose perdoret në raste kuvendesh.
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore13.jpg
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore14.jpg
3- Veshja me tirq. Elementi më  tipik i kësaj veshje janë  tirqit të  cilët kanë  formën e pantollonave të  ngushta prej shajaku (më të shumtën e rasteve të bardhë  dhe më rrallë të zi ose të murmë). Përgjithësishtë  ato lidhen poshtë belit (në  kërdhokëll) shoqëruar edhe me një brez të lesht me vija disangjyrëshe. Në  pjesën e sipërrme vishej një  këmishë  me mëngë të gjata, jelek pa mëngë dhe xhamadan me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Në stinë të ftohta mbi xhamadan vishej edhe një xhaketë me mëngë të shkurta dhe me jakë  marinari (prej shajaku me ngjyrë të  zezë) e quajtur diku xhurdi, diku tjetër kaporane ose herkë . Tirqit zakonisht janë  mbajtur në Shqipërinë Veriore, në Kosovë dhe në Shqipërinë  Verilindore, duke arritur deri në  rrethin e Beratit.
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore15.jpg
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore16.jpg
 4- Veshja me Brekesha. Edhe në këtë tip veshjesh emërtimi lidhet me pjesën e poshtme të  veshjes, e cila ka formën e pantollonave të gjëra, të  bëra me pëlhur leshi ose pambuku të endura në avlëmend shtëpiak. Gjithmonë ato ishin të  gjata deri në  nyjën e këmbës si dhe shoqëroheshin me një brez të gjërë  leshi me ngjyrë të  kuqe në vishnje. Në  pjesën e sipërme të trupit vishej këmishë  me mëngë  të gjata dhe të ngushta. Në  stinët e ftohta perveç jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (një  lloj xhakete me mëngë të shumta). Kjo veshje është përdorur në  fshatrat e Zadrimës (në stinë të ngrohta) në Shqipërin e Mesme dhe disa fshatra të Matit, Martaneshit, Mirditës, Librazhdit, çermenikës etj.
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore17.jpg
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore18.jpg
5- Veshje me poture. Poturet kanë  formën e pantollonave të gjëra e të gjata deri në gju. Ndryshe nga veshjet e tjera këto lloj pantollonash kanë mjaft ndikim (në formën e prerjes) nga e njëjta veshje e përdorur në vendet orientale. Në pjesën e poshtme të kë mbëve (poshtë gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa në pjesën e siperme vishej këmisha me mëngë të gjata e shoqëruar me një jelek prej shajaku, i cili mbërthehej në pjesën anësore të gjoksit. Në stinë të ftohtë vishej dhe një xhamadan me mëngë që i vareshin në  pjesën e pasme të trupit. Kjo veshje kishte edhe një  pjesë tjetër që dallonte nga krahinat e tjera, është  pikërisht qeleshja e lartë ose takija gjysmë sferike.
Kjo veshje ka patur përhapje të kufizuar, kryesisht në Labëri, Mallakastër, Myzeqe etj. Poturet kanë zëvendësuar veshjen me fustanellë aty nga fundi i shek. XIX.
Klasifikimi i veshjeve popullore është bërë duke u mbështetur në  pjesët e veshjeve që vishen në pjesën e poshtme të trupit. Ndërsa pjesët e veshura sipër belit janë më të ngjashme me pjesën tjetër, sideomos ato të  burrave.
Përsa i përket larmisë dhe pasurisë së veshjeve të ndryshme, ato janë  krijuar si rezultat i dallimeve të grupmoshave, gjinisë, rasteve kur përdoren, shtresave shoqërore të ndryshme, profesioneve, stinëve të  ndryshme etj, etj
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore19.jpg
http://www.shqiperia.com/foto/Image/kultura/veshje/VeshjePopullore20.jpg

Jo të gjitha elementet e veshjeve i përkonin të njëjtës përiudhë lindje dhe zhvillimi. Midis tyre ndër më të vjetrat konsiderohen këmishët e gjata, përparjet e zbukuruara me theka, xhubleta, fustanella e burrave, llabania (mbuloje koke për burra dhe për gra, e cila përdoret në  kohë  të  ftohta, pelerinat, këllçijt, opingat etj. Në  përgjithësi veshjet popullore shqiptare trashëgojnë mjaft elemente që vijnë nga përiudhat më të hershme të kulturës ilire, gjë që percakton përkatësinë  etnike të  tyre.
Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rëndësi jo vetëm për të njohur këtë pasuri të madhe kulturore, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme etno-kulturore, veçanërisht për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.


 A, Gjergji: Veshjet Shqiptare në Shekuj, Tiranë 1988.
 Rr. Zojsi: Guna në traditën e populli shqiptar e të popujve të tjerë të  Ballkanit, -Etnografija Shqiptare, III, Tiranë  1966.
  A. Onuzi: Poçerija popullore në Shqipëri, Tiranë 1988, f. 3-44.
  A. Onuzi: Tekstile të  leshta të  krahinës së Lumës, -Kultura Popullore, Tiranë  1989, nr 2, f. 117v.

Saturday, February 11, 2012

Pas vdekjes së perandorit Teodosi i Madh më 395, Perandoria Romake u nda në dy pjesë: në Perandorinë e Lindjes – Bizantin, me kryeqendër Konstantinopojën dhe në Perandorinë e Perëndimit, me kryeqendër Romën. Iliria mbet nën sundimin e Bizantit.



Historiani, Tajar Zavalani, shkruan: 
”Vendbanimet fillestare të Sllavëve kanë qenë moçalet e luginës së lumit Pripet në një krahinë të Bjellorusisë që quhej Polesje. Sllavët jetonin si tribu primitivë, me regjim patriarkal e merreshin me pak bujqësi duke djegë pyjet, në toket e të cilëve mbillnin për një stinë, duke shfrytëzuar hirin si pleh.” 

Profesori çek, Dvornik, shkruan: 
“Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojë vendosjen e tyre në Gadishullin Ballkanik. Historia e invazioneve sllave filloi nga fundi i shekullit VI pas Krishtit.” 

Në një epokë të historisë që nuk dihet me saktësi, Sllavët filluan të dalin nga Polesja dhe të përhapen në Europën e Mesme dhe Juglindore. Ata nuk ishin inisiatorët e këtij invazioni, por ishin skllevër dhe shërbyen si “mish për top”, masë mbrojtëse të Avarëve, Hunëve dhe Bullgarëve. 

Historiani W.Temperly, shkruan: 
“Sllavët nuk erdhën si një ushtri invaduese që mund të luftohej me armë, por si një masë njerëzish kundër të cilëve nuk kishte asnjë fuqi që mund të qëndronte. Ishte një gjë e lehtë të shfaroje individë ose grupe të tërë nga invaduesit sllavë, por ishte e pamundur të ndalosh dyndjet e tyre, ku numri ishte aq i madh sa zinte vendin e vetive luftarake.” 

Në fillim fushatat sllave në Ballkan patën një karakter të përkohshëm. Ata hynin në një vend, vrisnin, prisnin, digjnin, rrënonin e grabisnin sa mundeshin dhe ktheheshin pas maleve Karpate ku ishin vendos. Kështu, në vitin 580, një fuqi e përzier sllavësh dhe avarësh, rreth 100.000 vetë, u nisën nga gryka e Danubit dhe bënë kërdinë në Iliri dhe Thraki. Ata dogjën, plaçkitën e grabitën për 4 vite rresht. Një pjesë e tyre u tërhoqën me një pasuri të madhe, por shumica e sllavëve u ngulitën në trojet e pushtuara ilire. Këto epizode tragjike të invadimeve sllave në Ilirik arritën kulmin e tyre në vitin 617, kur pas vërshimeve të tyre masovike u vendosën përfundimisht në Ballkan, duke filluar sllavizimin gradual të tij. 

Historiani i Bizantit, Prokopi, shkruan: 
“Si një valë deti prej njerëzish, me burra, gra e fëmijë, ata u vërsulën në tokat e Perandorisë dhe kthyen në gërmadha e zhytën në gjak Ilirinë, Epirin dhe Thrakinë, duke përparuar deri në thellësi të Greqisë së vjetër. Prej orës që skllavinët u turrën në tokat e Perandorisë, ata grinë dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim gjinie e moshe që u ranë në duar. Kjo shfarosje me shumicë mbuloi në kufoma Ilirinë dhe Thrakinë, që sipas llogaritjeve ishin më shumë se 200.000 vetë, duke përfshirë edhe ata që u morën si skllevër.” 

Në fund të shekullit VIII, Bullgarët u shkëputën nga dominimi i Avarëve të së njëjtës rracë dhe filluan të pushtojnë toka për llogari të tyre. Në vitin 679, nën udhëheqjen e Khanit bullgar Asparuh, ata u vendosën në tokat e Bullgarisë së sotme, duke hedhur themelet e një shteti bullgar të pavarur nga Bizanti. Duke qenë një popullsi më e vogël në numër se Sllavët, Bullgarët morën gjuhën sllave dhe si rezultat u sllavizuan. 

Historiani arbëresh nga Kroacia, Aleksandër Stipçeviç, për dundjet dhe vendosjet sllave në Ilirik, shkruan: 
“Mbarimi i kohës së vjetër dhe fillimi i kohës së mesme, vijoi në Ballkan si një ndër periudhat më të errta. Gotët, Hunët, Avarët dhe popujt e tjerë barbarë sulmuan nga të gjitha pjesët, duke plaçkitur e shkatërruar çdo gjë që krijuan Romakët dhe Ilirët gjatë atyre shekujve të punës e të përparimit. Një qytetërim i zhvilluar filloi të zhduket nën goditjet vdekjeprurëse që i shkaktonin hordhitë barbare me tërbimin e tyre shkatërrues. Në fillim të shekullit VII fillon kolonizimi nga ana e popujve të ndryshëm sllavë, të cilët, pak nga pak, e pushtuan gati tërë vendin që dikur u takonte Ilirëve.” 

Në këtë mënyrë Serbët e Bullgarët u vendosën në Ballkan, duke shtyrë popullsinë autoktone ilire drejt jugut, të cilët u quajtën Ilirë të Jugut dhe shtriheshin nga Kosova në Artë dhe nga deti Adriatik në Shkup. Pjesa veriore e Dardanisë u pushtua dhe u sllavizua nga Serbët, kurse pjesa lindore e saj dhe Thrakia u pushtua dhe u asimilua nga Bullgarët. 
Popullsia sllave e përbërë nga serbët, kroatët, sllovenët e më vonë edhe bullgarët, që u formuan gjatë Mesjetës, ishin me besim fetar pagan. Serbët më 879 dhe Bullgarët më 866, u futën në vitin 879 në kishën e krishterë ortodokse, kurse kroatët e sllovenët u futën në kishën e krishterë katolike. 
Në të gjitha kishat e Sllavëve të Jugut, gjuha serbe quhej si gjuhë ilire dhe shënohej si “iliryca lingua”, e që nuk ka qenë aspak ilire, por sllave. Në këtë mënyrë Serbët e sllavët tjerë, përpiqeshin të përzihen me Ilirët autoktonë. Bullgarët arritën ta quajnë gjuhën e tyre Maqedonishte (pra ilire), por edhe ajo ishte gjuhë sllave. Bullgarët, pasi që pushtuan Maqedoninë, e quajtën Aleksandrin e Madh paraardhës të tyre, d.m.th. bullgar! 

Mirëpo, historiani francez, D’Anzhieli, shkruan: 
“Nuk mund të harrohet që Aleksandri i Madh ishte me prejardhje ilire, me arsim helen dhe i edukuar nga një shqiptar/ilir tjetër prej Stragjirës së Maqedonisë, Aristotelit. Nëna e Aleksandrit të Madh , Olimpia/Olimbia, ishte nga fiset Iliro-Epirote, babai i tij, Filipi II, ishte ilir maqedonas, pra shqiptar...” 

Ndryshe nga dyndjet e tjera barbare që nuk zunë vend në Shqipëri, ardhja e Sllavëve qe me pasoja të mëdha për popullin dhe trojet tona. Në shekullin VIII dyndjet sllave morën fund në Ballkan. Popullsia Thrake u zhduk plotësisht dhe u formua Bullgaria e sotme. Vendbanimet ilire u ngushtuan shumë dhe popullsia ilire që banonte në vendet që sot quhen: Slloveni, Kroaci, Bosnjë, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni u asimilua krejtësisht ose u shfaros me dhunë. 

***** 
Sipas historianëve bizantinë: Teofani, Nikifori, Kedreni dhe Zomara, Bullgarët sllavë u vendosën në Siujdhesën Ilirike dhe në trojet e Maqedonisë antike diku kah gjysma e shekullit VII të erës sonë, rreth viteve 650-680 dhe në vitin 687, pra tetë-nëntë vjet pas themelimit të Mbretërisë Bullgare, popullsia e Maqedonisë antike ishte bullgaro-sllave. 
Në shek.IX shteti Bullgar u forcua dhe filloi të zgjerohet në kurriz të Perandorisë Bizantine. Në vitin 851 ata u shtrinë në Maqedoninë Qendrore dhe në Shqipërinë e Jugut, duke pushtuar Ohrin dhe Devollin, kurse disa vjet më vonë pushtuan edhe Beratin dhe gjithë luginën e Vjosës. Në vitin 904 ata pushtuan edhe Vlorën, Himarën, Butrintin e Nikopojën (Prevezën), por nuk mundën ta marrin Durrësin dhe Shkodrën. Të gjitha këto toka shqiptare hynë nën sundimin e Mbretërisë Bullgare dhe Simeoni e ktheu shtetin bullgar në Perandori, duke e shpallur veten Car të Bullgarëve dhe Bizantinëve. 
Pas vdekjes së Simeonit, perandoria bullgare u dobësua, por pas marrjes së fronit nga një feudal i fuqishëm, Samuili, ajo u rimëkëmb përsëri. Qendra e saj u bë Prespa e më vonë Ohri. Në vitin 1005 ai shtiu në dorë Durrësin dhe më 1014 Manastirin. Vendin e Samuilit e zuri vëllau i tij, Ivan Vlladisllavi. Në vitin 1017 Ivan Vlladisllavi u vra në afërsi të Durrësit. Pas kësaj bullgarët iu nënshtruan Bizantit, por Vojvoda Ivaca e vazhdoi rezistëncën e tij në Skrapar ku u shtyp përfundimisht nga gjenerali shqiptar, David Arianiti. Ky qe dhe fundi i mbretërisë bullgare dhe e sundimit bullgar në Shqipëri (851-1017=166 vjet). 
Bullgaro-sllavët depërtuan shumë lehtë drejt Ilirikut dhe Maqedonisë, duke krijuar shumë shpejt mbretërinë e tyre, sepse ata i morën me të mirë vendasit e atjeshëm: Ilirët, Vllehët, Thrakasit, Myzianët dhe popuj të tjerë, të cilët ishin nën robërinë dhe sundimin e egër të Perandorisë Bizantine dhe të nëpërkëmbur edhe nga Grekët. Këto popuj të shtypur nga pushtuesit bizantinë, Bullgarët sllavë i pritën gati si ”çlirimtarë”, sepse Mbretëria Bullgare ishte në luftë e armiqësi të përhershme me Bizantin dhe popujve të shtypur nga ai u njohu shumë të drejta, të cilat ata nuk i kishin pasur prej shekujsh. 
Perandori bizantin, Justinian Rinometi, nuk pranoi tu paguaj Bullgarëve tributin e pranuar nga ati i tij, por ngriti një ushtri të fuqishme dhe mundi në fushat e Thrakës një ushtri bullgare. Ai më pas marshoi drejt perëndimit dhe përparoi deri në Selanik, duke i nënshtruar popullsitë sllave. 
Nga kronikat bizantine del edhe çështja e ushtrisë së bullgarëve të vendosur në Maqedoni: ”Këtë vit (v.691),- shkruan Nikifori,-perandori Konstantin i ktheu në robër një pjesë të popullsisë sllave të Maqedonisë dhe ia nënshtroi të tjerat perandorisë romake”. 
Kjo ndodhi sepse ushtria bullgare sllave, e komanduar nga Nebuli, kaloi në anën e ushtrisë arabe, të udhëhequr nga kalifi Abdel-Malek, në luftën e tij me ushtrinë bizantine. Në këtë kohë Bullgaro-sllavët shtriheshin jo vetëm në Maqedoni e Greqi, por deri në Peloponez. 
***** 

Në vitin 168 p.e.s. Maqedonia ra nën sundimin romak, ndërsa në vitin 148 p.e.s. ajo u bë provincë e thjeshtë romake. Me ndarjen e Perandorisë romake, më 395, Gadishulli ballkanik u bë pjesë e Perandorisë Lindore romake – Bizantit, kështu edhe provinca e dikurshme e Maqedonisë antike u bë pjesë përbërëse e saj. Në shekullin XIV dhe XV hapësirat e Ballkanit ranë nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe ngelën aty gjer në prag të Luftës së Parë Botërore. Rajoni i dikurshëm i Maqedonisë antike me Traktatin e Bukureshtit, të vitit 1913, u nda midis Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë. 
Maqedonia nuk u përmend për afro dymijë vjet, që nga rënia e saj nën Perandorinë romake e deri në fillim të shekullit XX. Poashtu, gjatë tërë historisë nuk ka ekzistuar asnjë përpjekje e ndonjë populli për të ringjallur shtetin me emrin Maqedoni. 
Ideja për një Maqedoni si shtet, lindi nga fundi i shekullit XIX. Atëherë doli në skenë një lëvizje e fuqishme, që njihet me emrin VMRO. Sipas platformës politike të saj Maqedonia do të duhej të ishte një “Zvicër ballkanike”, ku do të jetonin në barazi të plotë banorët e saj: bullgarët, shqiptarët, turqit, vllehët, grekët etj. Duke u nisur nga parimet e lartpërmendura, edhe përkundër kundërthënieve, më 1903 shpërtheu kryengritja, e cila njihet me emrin Kryengritja e Ilindenit. Ngjarjet kryesore të kësaj kryengritjeje u zhvilluan në hapësirat, ku jetonin shumica shqiptare. Për shkak të karakterit çlirimtar të Kryengritjes së Ilindenit, shqiptarët morën pjesë aktive në të. Këtë e dëshmojnë edhe shumë autorë sllavo-maqedonas, të cilët kanë shkruar për këto ngjarje. 

Maqedonia e vitit 1912
Ndër ta është edhe Todor Simovski, i cili në punimin e tij: “Për pjesëmarrjen e kombësive në Kryengritjen e Ilindenit”,shkruan: 
“…përpjekjet e para për një shtet maqedonas filluan aty kah fundi i shekullit XIX, nën ndikimin e lëvizjeve çlirimtare të popujve fqinj, të cilët tentonin të çlirohen nga sundimi shekullor osman. Kështu, nën ndikimin e këtyre lëvizjeve, edhe tek sllavo-maqedonasit u formua organizata “VMRO”, nën ndikimin e së cilës, në vitin 1903, shpërtheu Kryengritja e Ilindenit. Kryengritja kryesisht kishte karakter antiosman. Prandaj, asaj iu bashkangjitën dhe e ndihmuan edhe Shqiptarët. Pa ndihmën e Shqiptarëve ajo vështirë se do të kishte sukses, kur dihet se ajo u zhvillua kryesisht në viset e banuara më tepër me Shqiptarë”. 
Më tej ai vazhdon: “Shqiptarët kishin merita të veçanta për Komitetin dhe kryengritjen e Ilindenit, që ishin bartës të sigurtë dhe të mirë të armëve, barutit dhe materialit tjetër ushtarak” . 
Në lidhje me çështjen e Kryengritjes së Ilindenit dhe luftën e shqiptarëve në këtë periudhë kanë shkruar edhe historian tjerë maqedonas, si: Aleksandër Hristov, Orde Ivanovski,…etj. Poashtu, për këtë flitet edhe në librin: Historia e Popullit Maqedonas, Shkup 1993, ku theksohet pjesëmarrja masive e shqiptarëve në atë kryengritje. 
Edhe pse Kryengritja e Ilindenit për disa ditë u shua nga forcat ushtarake osmane, kjo ishte ngjarja e parë me rëndësi historike për popujt që jetonin në Maqedoni. Këto ngjarje shënuan zanafillën historike të bashkëpunimit në mes sllavomaqedonasve (apo sllavobullgarëve) dhe Shqiptarëve, si dhe gatishmërinë e këtyre dy popujve të robëruar, për t’u çliruar nga zgjedha osmane. 
Konferenca e Londrës ( 1913 ), e njohu pavarësinë e Shqipërisë, por e sanksionoi ndarjen e hapësirave gjeografike dhe të popullit shqiptar si tërësi, në dy pjesë gati të barabarta. Gjysma e kombit shqiptar mbeti në përbërje të Shqipërisë së pavarur, ndërsa gjysma tjetër hyri në përbërje të Mbretësisë Serbe. 
Pas Luftës së Parë Botërore, Shqiptarët etnikë që mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë, u futën në përbërje të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që pak më vonë u quajt Mbretëria e Jugosllavisë. 

Ndarja e Maqedonisë në vitin 1913
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe përkundër propagandës komuniste për “vetëvendosjen e popujve”, ajo jo që nuk ndodhi me shqiptarët, por hapsirat e tyre etnike u coptuan në shumë shtete. Komunistët u ofronin shqiptarëve të drejta dhe barazi “fiktive”, siç ishte rasti me Mbledhjen e ASNOM, më 2 gusht 1944, në Prohor Pçinski. 

Lidhur me këtë Prof. Dr. Gjorgji Caca thotë: 
“Republika Socialiste e Maqedonisë, sot është ajo që asnjëherë nuk ka qenë. Ajo është kështu, sepse është formuar në Luftën e përbashkët të popullit maqedonas së bashku me kombësinë shqiptare dhe turke … “ 
As në fazën e parë dhe as në të dytën, Maqedonia nuk përkufizohet si shtet nacional i maqedonasëve. Në fazën e tretë Kushtetuta e re e qartësoi përbërjen e popujve të Republikës së Maqedonisë. Kjo ishte Kushtetuta e vitit 1974, e cila e definon Maqedoninë kështu: 
“ Republika Socialiste e Maqedonisë është shtet nacional i popullit maqedonas dhe shtet i kombësisë shqiptare dhe turke në të, bazuar në sovranitetin e popullit, pushtetit dhe vetëqeverisjes së klasës punëtore dhe të gjithë njerëzve punonjës dhe bashkësi socialiste demokratike vetëqeverisëse të popujve punonjës dhe qytetarëve, të popullit maqedonas dhe me të të barabartë të kombësisë shqiptare dhe turke ”. 
Nga definicioni i aktit më të lartë juridik për Maqedoninë si shtet i Maqedonasve, Shqiptarëve dhe Turqve mund të konstatohet se kjo i përgjigjej realitetit historik për kontributin e dhënë të popujve të saj dhe përbërjes etnike të kësaj republike multinacionale. 

***** 
Ekziston për një kohë të gjatë një kontest në mes të disa shteteve ballkanike në lidhje me territorin e ish-provincës otomane të Maqedonisë. Ky kontest etno-territorial në periudha të caktuara historike ka marë përmasa të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Përderisa pushteti okupues otoman ishte i fuqishëm dhe stabil, kontradiktat mes etnive të ndryshme mbaheshin nën kontrollin e organeve qëndrore. Fillimi i rënies dhe i largimit të ngadalshëm të otomanëve nga Ballkani, me paqen e Karlovcit të vitit 1699 dhe fillimi i ndërhyrjes së fuqishme ruse pas vitit 1820 me pavarësimin e Greqisë, e bashkuar kjo edhe me dëshirën e natyrshme të popujve ballkanikë për liri, sollën deri te tërmete të mëdha në Europën juglindore. Në këtë kuadër, si rezultat i luftës ruso-turke të vitit 1877/78, dhe disfatës së tmershme të armatave otomane, Rusia ia diktoi Turqisë termat e paqes së Shën Stefanit (Jeshilkojit) nga 3 marsi 1878. Në bazë të kësaj marëveshjeje, Bullgaria fitoi autonominë dhe u zgjerua shumë në dëm të vendeve fqinje duke fituar Vranjën, Pirotin, Thrakën etj. Implikime të mëdha solli sidomos zgjerimi në perëndim duke përfshirë gati gjithë territorin e Maqedonisë otomane. Kundër këtij forcimi të madh të ndikimit rus në jug reaguan fuqitë e mëdha duke organizuar Kongresin e Berlinit (13 qershor-13 korrik, 1878), me të cilin Bullgarisë iu reduktuan ndjeshëm kufijtë e propozuar nga Rusia në Shën Stefan. Prej kësaj kohe politika bullgare në drejtim të Maqedonisë mer formë më të sofistikuar duke folur gjithmonë për një Maqedoni autonome, kuptohet si një fazë e ndërmjetme kjo drejt bashkimit me Bullgarinë. 
Në vijim të aktiviteteve revolucionare të kontrolluara nga Sofja, më 1893, në Selanik, formohet “Organizata revolucionare e brendshme maqedonase-odrinase”, e cila më vonë do të ndryshojë disa herë emrin por jo edhe qëllimin e deklaruar: Çlirimin e Maqedonisë nga okupatori turk dhe bashkimin e natyrshëm të popullit bullgar me shtetin amë Bullgarinë. Themeluesit e saj si: Kristo Batanxhiev, Dame Gruev, Kristo Tatarçev etj, e ndjenin veten të gjithë për bullgarë etnikë dhe asnjëherë nuk e vinin në dyshim këtë. Madje vetë Dr. Kristo Tatarçev, e shpreh qartë në memoaret e tij idenë mbizotëruese në bazë të së cilës u formua organizata kur thotë se: “E kishim në mendje se një Maqedoni autonome do ta kishte më lehtë të bashkohej me Bullgarinë më vonë”. Ky është vetëm një nga qindra e mijëra dokumente në të cilat pasqyrohet qartë karakteri etnik bullgar i popullsisë sllavishtfolëse të Maqedonisë së asaj kohe. 
Në luftën ballkanike të vitit 1912 dhe në rregullimet pasuese të Bukureshtit dhe të Londrës si humbës më i madh doli populli shqiptar territori i shtetit-komb të të cilit u reduktua në vetëm 30% të territorit të banuar nga shqiptarë etnikë në Ballkan. Paqja e Bukureshtit nga 10 gushti i vitit 1912 megjithëse i dhuroi Bullgarisë një territor prej gati 26.000 km2, përsëri nuk kënaqi aspiratën e natyrshme popullore për tu bashkuar me bullgarët e Maqedonisë, pasi kjo pjesë e tokave bullgaro-shqiptare në masë të madhe u nda nga fitimtarët e luftës ballkanike, Sërbisë dhe Greqisë. Që nga kjo kohë sllavët bullgarishtfolës të Maqedonisë jetuan nën çatinë sërbe respektivisht greke të cilët e mohonin kombësinë bullgare të tyre. Edhe në mesin e intelegjencisë sllavishtfolëse nga Maqedonia ka pasur elementë si p.sh Kërste Petkov Misirkov që në periudha të caktuara historike e kanë pasur të turbullt dhe me dyzime përkatësinë e tyre kombëtare, duke u shpallur herë si bullgarë, herë si bullgaro- maqedonas e herë si maqedonas. 
Elemente bullgare nga Maqedonia të shkolluara para Luftës II Botërore me fondet e Mbretërisë Sërbe në Beograd, pas ndryshimeve të vitit 1945 fitojnë përparësi dhe në kuadër të politikave titoiste fillojnë me një punë serioze për krijimin përfundimtar të një kombi të ri: atij maqedonas. 
Federata komuniste e Jugosllavisë për herë të parë njeh zyrtarisht një kombësi të veçantë sllave-jugore, atë maqedonase me të gjithë elementët e veçantësisë kulturore që e dallojnë një komb, në radhë të parë gjuha. Në një periudhë kohore 50 vjeçare, dhe në reth 18 vite pavarësi nga ish-federata jugosllave në këtë vend bëhet përpjekeje që të etablohet dhe përforcohet elementi etnik maqedonas si i ndryshëm nga ai bullgar. Në këtë drejtim Bullgaria dhe Maqedonia paradoksalisht pretendojnë njëkohësisht në përkatësi etnike bullgare respektivisht maqedonase për heronjtë e njëjtë kombëtarë, shkrimtarët e njëjtë nga e kaluara, shenjtorët e kishës ortodokse, gjuhën e folur e cila është gati identike, kulturën popullore e deri tek mitet popullore. 
Kjo në radhë të parë ka të bëjë me gjuhën gati identike, por shumë më tepër me figurat e mëdha historike nga e kaluara të cilët janë njëkohësisht edhe bullgare edhe maqedonase!. Që nga Shën Kirili, Shën Metodi, Shën Naumi e Car Samuili, Krali Marko e Karposhi, e deri tek Goce Dellçev, Nikolla Karev e Kristo Tatarçev, për të numëruar disa shembuj të paktë, gjithë këto figura historike janë për bullgarët bullgarë, kurse për një pjesë sllavishtfolëse të qytetarëve të IRJM-së, që e mban veten për maqedonase në aspekt etnik, këta janë maqedonas. 
Një numër i ngjarjeve të mëdha historike nga e kaluara si Mbretëria e Samulit, beteja e Maricës, kryengritja e Karposhit, kryengritja e Kresnës, Kryengritja e Razlovit, kryengritja e Ilindenit, etj merren si ngjarje madhore si në historinë bullgare ashtu edhe në historinë “maqedonase”. 
Qëndrimi zyrtar i shtetit bullgar ka qenë në vazhdimësi mohues ndaj ekzistencës së popullit të veçantë maqedonas si i ndryshëm nga populli bullgar. Bullgaria me të drejtë vë pikëpyetje të mëdha tek shumë figura e ngjarje historike nga e kaluara të cilat e demaskojnë seriozisht “maqedonizmin” si identitet të veçantë brenda sllav. 
Qeveritë e ndryshme maqedonase të periudhës së pavarësisë kanë bërë përpjekje për imponimit e qëndrimit të tyre zyrtar për ekzistencën e një kombi të veçantë maqedonas krejtësisht origjinal dhe të ndryshëm nga ai bullgar. Në këtë drejtim më konsistente dhe këmbëngulëse kanë qenë rymat e majta të cilat gjeografikisht, etnikisht dhe shpirtërsht ndihen më afër Beogradit. Rymat djathtiste nga ana tjetër janë më të vagullta dhe të mjegullta në drejtim të refuzimit kategorik të opcionit bullgar. Kjo shihet qartë edhe gjatë dy tri viteve të fundit kur në qeveri janë elementet e VMRO/DPMNE-se. 
Situata bëhet akoma më e komplikuar kur të kihen parasysh përpjekjet 20 vjeçare greke për të ndryshuar emrin e Maqedonisë. Ndryshimi i emrit të vendit implikon edhe shumë pikëpyetje tjera në lidhje me identitetin kombëtar të banorëve të vendit që ndryshon emrin. Në këtë pikë çështja bëhet shekspiriane për qytetarët sllavishtfolës këtu. Janë ata maqedonas antikë të sllavizuar më vonë? Janë fis i veçantë sllav i cili u vendos në Ballkan në shekujt VI-IX bashkë me fiset tjera sllave? Apo janë bullgarë të shkëputur me dhunë nga gjiri i shtetit amë që duhet ti rikthehen atij? Apo mos janë bullgarë etnikë që me kalimin e kohës nën ndikimin e propagandave jugosllave dhe komuniste kanë evoluar në një kombësi të re të quajtur maqedonase? 
Teoritë më të reja në lidhje me kombformimet njohin edhe mundësi të formimit (“zbulimit” i quan Andersoni) të tyre nga lart poshtë, pra nën kontrollin politik dhe ndikimin e elitave të caktuara pushtetare. Elita maqedonase projugosllave e kohës së Titos dhe kjo e këtyre 20 vjetëve pavarësi, siç duket ka pasur sukses në injektimin artificial të një identiteti të ri kombëtar – atij maqedonas. Një identitet i tillë i bazuar krejtësisht në një ndjenjë përkatësie krahinore dhe në dialektet lindore të bullgarishtes sot është ngritur në komb dhe gjuhë të veçantë maqedonase. Ky identitet jo vetëm që del si i ndryshëm nga ai bullgar, por është në kontradiktë të drejtpërdrejtë me të, pasi pretendon në vlerat e njëjta në të cilat bazohet historikisht edhe identiteti kombëtar bullgar. Shikuar në tërësi, çështja e identitetit kombëtar të maqedonasve të sotëm të IRJM është e paqartë dhe e komplikuar, pikërisht ashtu siç thanë edhe vetë liderët e sotëm të “dy popujve” në fjalë, atij maqedonas dhe atij bullgar: fqinjë, vëllezër apo një komb i ndarë në dy shtete? 

***** 
Shteti i sotëm, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë shtrihet midis Bullgarisë, Greqisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës. Sipas pozitës gjeografike, ajo përfshin hapësirën, ku kryqëzohen rrugët dhe hekurudhat në drejtimin Veri-Jug, që lidhin Greqinë dhe Kosovën e Serbinë dhe vijat komunikative Lindje-Perëndim, që lidhin Shqipërinë dhe Bullgarinë. 


Banorët më të lashtë të Maqedonisë së sotme, Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, që përmenden tek autorët antikë grekë e romakë, janë fiset ilire, thrakase dhe helene. Këto të dhëna na lënë të kuptojmë se sot, trashëgimtarët e banorëve më të vjetër të këtij shteti, janë shqiptarët që jetojnë këtu. Kjo për shkak të një fakti shumë të qartë, se pasardhësit e ilirëve janë shqiptarët, pasardhësit e helenëve janë grekët, ndërsa si pasardhës të trakëve të vjetër nuk përmendet ndonjë popull i sotëm, përpos hapësirës gjeografike “Thrakia”, që shtrihet midis Bullgarisë dhe Greqisë. 
Historianët sllavë përpiqen që të dëshmojnë se populli i sotëm maqedonas është pasardhës i maqedonasëve antikë. Tërë kjo bëhet për shkak të politikës ditore maqedonase, për të arsyetuar krijesën dhe ekzistimin e shtetit të sotëm “Republika e Maqedonisë”, si vazhdimësi historike e Maqedonisë antike. Por, për saktësinë e kësaj teorie sllave nuk ekzistojnë fakte shkencore relevante të historiografisë së huaj, prandaj përpjekja në këtë drejtim është jo shkencore. 
Fiset sllave që erdhën më vonë në hapësirat gjeografike të Ballkanit, u vendosën këtu përgjithmonë. Ky proces i vendosjes dhe kolonizimit të Gadishullit Ballkanik pati reperkusione të mëdha për popullatën autoktone ilire në Ballkan. 
Grupe të ndryshme sllave, që në shekullin VI, u vendosën në rrethinat e Selanikut. Kolonizimi sllav mori përmasa të mëdha në shekullin VII. Perandoria Bizantine në këtë periudhë ishte në luftë me Persinë dhe nuk ishte në gjendje të ndalë procesin e depërtimit të Sllavëve. Si rezultat i kolonizimit sllav, u ndërrua struktura etnike e hapësirave Ballkanike. 
Në librin, “Historia e Popullit Maqedonas”, thuhet: 
“…me shndërrimin e Maqedonisë në tokë sllave u krijua simbioza midis sllavëve të ardhur dhe popullsisë vendase maqedonase (që ishte pakësuar). Si rezultat i simbiozës midis sllavëve dhe popullsisë së vjetër vendase maqedonase, pak nga pak tek sllavët u imponua emri i vjetër i vendit ”Maqedoni”. Në këtë mënyrë, pas asimilimit definitiv të popullatës së vjetër maqedonase, nga etnosi sllav, erdhi në shprehje “ populli-etnosi” i ri ”. 

Është e vërtetë se vendosja masovike e Sllavëve në hapësirat Ballkanike, ka pasur ndikim të madh, jo vetëm në ndërrimin e strukturës etnike, por edhe në ndërrimin e toponimisë (emrave të vendbanimeve, lumenjve, maleve, ultësirave dhe krahinave të tëra). Por, assesi nuk mund të jetë e vërtetë se etnosi i vjetër maqedonas është asimiluar tërësisht, ashtu siç synojnë të vërtetojnë historianët e sotëm sllavë, sepse shtrohet pyetja dhe dilema tjetër: Pse nuk u asimiluan tërësisht Helenët dhe Ilirët? Në fakt, procesi i asimilimit të tërësishëm ka mundur të ndodhë në ato hapësira gjeografike, ku presioni i Sllavëve ka qenë më i madh, sidomos në luginën e Vardarit, Moravës apo në rrafshirat pjellore të Thrakisë. Por një proces i tillë s’ka mundur të ketë ndikim të madh në viset kodrinoro-malore të Maqedonisë së sotme apo të Shqipërisë, ku ende jetojnë pasardhësit e Maqedonëve antikë ilirë, të cilët tanimë ekzistojnë me emrin Shqiptarë. 
Nuk duhen ngatërruar vëndasit e asaj kohe me sllavomaqedonët e sotëm, megjithëse ai vend quhej Maqedoni tamam si sot. Po dikur, deri para shekullit VII-XI kur ndodhën edhe ardhjet masive sllave në Ballkan, Maqedonia ishte e populluar me Ilirë, ndërsa tani me Shqiptarë dhe Sllavë. 

***** 
Për çfarë në të vërtetë luftojnë maqedonasit e tanishëm? A janë ata antikë, apo sllavë? Pse çështja e identiteti është problemi më i madh mes maqedonasve dhe grekëve, janë disa prej pyetjeve që janë sqaruar në një dokument të Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) në vitin 1946. 
Dokumentin e siguruar nga gazeta "LAJM" nga arkivi i VMRO-së që gjendet brenda Arkivit të Shtetit të Maqedonisë, historianiKiril Ivanov ka dhënë sqarime se cili është identiteti i tanishëm i maqedonasve. Ivanovi në një fjalim të mbajtur më 7 mars 1946 para anëtarëve të Organizatës së të Rinjve Maqedonas të Sofjes, me titull: "Historia më e vjetër e Maqedonisë", ka dhënë fakte me të cilat sqaron se maqedonasit e tanishëm janë me prejardhje sllave dhe jo antike. 
"Çka na lidhë neve, maqedonasit e sotëm me atë popullin e humbur që moti? A mund që ne t’i përkujtojmë pasardhësit e tyre historik? Historia jep përgjigje negative në këtë pyetje. Populli i sotëm maqedonas, i përbërë kryesisht nga fise sllave, të cilat kanë ardhur në Ballkan rreth shekullit të 6-të pas Krishtit dhe nga mbetjet e fiseve të vjetra ilire të cilat po humbeshin, ka fizionomi të tilla etnike, te të cilat, nuk mund ta zbulojmë fizionominë etnike të maqedonasve të lashtë",thuhet në këtë dokument. 
Kiril Ivanov këtë teori e ka sqaruar më poshtë para rinisë maqedonase të asaj kohe në Sofje të Bullgarisë. "As traditat dhe zakonet e lashta të maqedonasve të tanishëm sllavë nuk i përngjajnë asnjë prej atyre të maqedonasve të vjetër", ka thënë Ivanov. Historiani maqedonas në atë kohë ka bindur rininë në organizatën e të rinjve se "Lidhja e vetme reale historike me ata maqedonas mund ta shohim vetëm në kuadër të aspektit gjeografik dhe në përgjithësi mund të shihen elementet ilire në përbërjen e tyre", thuhet në dokumentin e arkivit të VMRO-së. 
Gjithashtu, ai ka dhënë sqarime se Maqedonasit nuk janë drejtpërdrejtë pasardhës të maqedonasve antikë. Kiril Ivanov në mars të vitit 1946 vazhdon edhe më tutje, duke sqaruar dhe duke shprehur se cilat mund të jenë pasojat historike për këto të pavërteta. 
"Ta dhunojmë historinë dhe faktet historike me atë që do t’i vendosim maqedonasit e sotëm drejtpërdrejtë si pasardhës të Aleksandrit të Madh, do të thotë jo vetëm që po ndryshojmë të vërtetën historike, por edhe të shndërrohemi në shovinistë qesharakë", ka deklaruar para rinisë maqedonase, Ivanov. 
Ai ka akuzuar edhe palën greke, të cilën e ka quajtur si agresore dhe ndryshuese të historisë. "Mësimi i asaj parahistorie të lashtë të popullit tonë na lidhë me një çelik të padrejtë kundër falsifikuesve të shovinistëve të atij lloji të Haxhi Taksis, i cili për ta arsyetuar rrëmbimin e Maqedonisë lindore dhe jugore nga Greqia, pa turp ‘pohon’ se maqedonasit e lashtë, por edhe të tanishmit janë grekë", thuhet në fund të dokumentit që u lexua më 7 mars 1946 në Sofje. 

Dimitrov: Maqedonasit do të zhduken

Maqedonasit do t`i gjejë fati i Majëve, Astekëve dhe Inkëve, bën të ditur parashikimi i Ministrit Bullgar të Diasporës, Bozhidar Dimitrov, të dhënë në intervistën e së hënës në Radion Kombëtare Bullgare.
 
Teza e ministrit bullgar është se maqedonasit sot nuk kanë krizë me emrin, por me identitetin. Sipas tij, kjo krizë, shihet edhe nga fakti se gjatë tetë viteve të fundit 30 mijë qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me shtetësi bullgare. 
“Vetëm gjatë vitit 2009 mbi 4.900 qytetarë maqedonas kanë marrë shtetësinë bullgare. Në mesin e tyre ka ministra, mjekë, ish-ministra, me ç`rast nuk mendoj vetëm në ish-kryeministrin Lubço Georgievski”, ka theksuar ministri Dimitrov në intervistën për radion shtetërore bullgare. 
“Nëse vazhdon kështu, atëherë ata do të përballen me shok kulturor dhe do t`i gjejë fati i Majave, Astekëve dhe Inkëve”, ka konkluduar Ministri i Diasporës i Bullgarisë, i cili është aktiv me politikën zyrtare bullgare në raportet me Maqedoninë. Dimitrov ka shtuar, gjithashtu, se Maqedonia nuk ka argumente të tjera për të diskutuar për ngjarjet historike dhe personalitetet, të cilat i konsideron si të veta. 
Ai ka përqesh procesin dhe fushatën e “antikitetit”, që po udhëhiqet në Maqedoni: 
“Nëse në të kaluarën shkenctarët kanë mundur të diskutojnë për historinë maqedonase, gjegjësisht rreth asaj se çka kanë qenë Car Samoili, Vëllezërit Milladinov, tanimë na mbetet vetëm që të qeshemi dhe në pamundësi t`ia shtrijmë duart. Ata tash i kërkojnë rrënjët diku në Pakistan ose Egjipt. Nëse nuk e keni ditur, edhe Kleopatra është maqedonase…Edhe e gjithë mbretëria e Ptolomejëve është maqedonase”, deklaroi Dimitrov. 
Ai pret që marrëdhëniet mes dy vendeve të pësojnë ngrirje deri sa të zgjidhet kriza e identitetit në Maqedoni, gjegjësisht sa të ndalojë gjuha e urrejtjes dhe falsifikimi i përmendoreve bullgare, kishave dhe të mos lejohet vendosja e përmendoreve bullgare në territorin e Maqedonisë. Që kjo sjellje të ndalohet, sipas Dimtrovit, duhet të firmoset marrëveshja e vitit 1999 me të cilën ishin tejkaluar mosmarrëveshjet e mëparshme me dy vendeve. 
“Presidenti Parvanov shumë qartë i sqaroi këto punë në takimin me kolegun e tij maqedonas, ku direkt i sqaroi, se mbështetja e jonë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE varet nga këto gjëra”, ka deklaruar Dimitrov. 




Persa i perket pseudo-krijimit te kombit te ri Maqedonas nuk eshte pa precedente. Serbi e kopjoi nga Greqia procesin e komb formimit me urdher nga lart. Kombi Helen eshte i krijuar mbi bazen e gjuhes Greke dhe fese Ortodokse, dhe i perbere nga kombe Egjiptiane, Ruso-Asiatike (Hellespont), Sllave, Ilire, Vllahe, Turqe. Thelbi i krijimit te kombit helen i ka fillesat ne shekullin e 18te ku fillimisht Hellas ishte vetem Athina (Atika) dhe me pas gjithe Livadhjaja, dhe me pas edhe Peloponesi dhe Cycladhes (ishujt) dhe Kreta, dhe me pas Thesalia, dhe me pas Epiri (pjese), Maqedonia (pjese) dhe Thraka (pjese). Une kam lexuar dhe po lexoj shume rreth krijimit te Greqise, ceshtjes se Epirit, Arvanitasve, zbulimeve Pelasgjike dhe Ilire, ne greqi, itali. Por nuk i kam faktet tani per tani te renditura qe te bej nje artikull te plote. Por nje shembull te sotem eshte fakti i deklaratave qe konsulli grek ne Korce beri "edhe vllahet ne Korce jane Greke/Hellene". Po te kerkoni ose po keni lidhje me historian i thone te bejne nje kerkim shkencor te mirefillt dhe do gjeni plote fakte si p.sh. nje teori e emrit ILLYR qe vjen nga YLLYR, YLLY, dhe Homeri qe shkruan per kthimin e YLLI, ULLIT, ULIKSIT, ne Epir qe greket e quajne Odisse. Ashtu si Bullgaria qe ka heronj ne token e Maqedonise se Re, edhe Greqia qe ka pushtuar Epir, Thessally, Pelopones (Moree), Maqedoni, Thrake ka deklaruar si heroinj Helenje te zones heroinj qe ne fakt jane me origjine Pelasgo-Ilire (vete historianet greke shpesh I quajne proto-greke banoret e meparshem) dhe vete e pranojne qe kur u kriju Greqia theksi I greqishtes ishte ndryshem ai I grekeve te Athines dhe Ishujve te Cicladhes, ai I Dorianeve (Epiroteve, Mores, Kretes, qe ne fakt mezi flisnin greqisht dhe ne shpi flisnin Ilirisht) , ai I Thebes (Thessalis qe kishte Wlleh te ardhur dhe Sllave te mbetur). Por pot e analizohet ne nje kohe me te hershem se para krijimit te Mbreterise se Athines e cila e kishte dominimin ne zonen e Atikes dhe Cicladhes, meson se ishin fiset Acheas qe kerkonin te bashkoheshin me ke te mundnin qe te luftonin ndikimin e pamposhtur te Spartes ne rajon, dhe dikush thote qe ata ishin te zinje te ardhur nga Egjypti dhe mendohet qe ata e sollen gjuhen greke te paret. 
Punoi:M.jasharllari